SHBA, ballafaqohen 7 kandidatët republikanë për President

Bota

kandidatetShtatë kandidatë republikanë për president të Shteteve të Bashkuara janë ballafaquar mbrëmë vonë në debatin në Nju Hempshër, para votimit partiak në këtë shtet më 9 shkurt.

Njëri nga kandidatët kryesorë për nominim republikan, Donald Trump, i cili pat propozuar ndaljen e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, tha se e ka temperamentin më të mirë prej kandidatëve që garojnë për president dhe se kandidatët e tjerë republikanë “do të jenë shumë më të shpejtë” në përdorimin e armatimit atomik se sa ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, zoti Trump tha se ai do ta kthente teknikën e hetimit me anë të zhytjes së kokës në ujë dhe metoda të tjera shumë më të “këqia” për terroristët.

Kandidati Ted Cruz e ka mbështetur bombardimin e hapësirave nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik, që përfshijnë fushat e naftës, infrastrukturën, lidhjet dhe lokacionet kryesore në Raka të Sirisë.

Senatori nga Florida, Marco Rubio, është ballafaquar me kritika nga rivalët e tjerë republikanë, të cilët thanë se ai nuk është i gatshëm për president.

Në këtë debat morën pjesë edhe guvernatori i Ohajos, Jon Kasich, guvernatori i Nju Xherzit, Chris Christie, ish-guvernatori i Floridës, Jep Bush, dhe kirurgu i pensionuar, Ben Carson.

Biznesmenja Carly Fiorina, e cila dështoi t’i plotësoj kërkesat kualifikuese të rrjetit nikoqir, ABC TV, e ka publikuar një kumtesë ku tha se procesi i debatit është “thyer”.

ME TE LEXUARAT