Nacionalistët serbë, protesta në Beograd kundër NATO-s

Bota

protesta-natoQindra nacionalistë serbë dhe prorusë e kanë mbajtur një protestë kundër marrëveshjes së qeverisë së Serbisë, e cila krijon lidhje më të afërta me NATO-n.

Gjatë protestës së djeshme në qendër të Beogradit, pjesëmarrësit kanë brohoritur slogane kundër aleancës perëndimore ushtarake, kundër liderëve të Serbisë dhe e kanë bartur portretin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, së bashku me flamuj rusë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Serbia ka lidhje historike me aleativ sllav, Rusinë, por kurrë nuk ishte pjesë e bllokut sovjetik dhe aktualisht dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, raporton agjencia AP nga Beogradi.

Presidenca ruse dhe organizatat e saj mediale në Serbi, e kanë lansuar një fushatë kundër perëndimit, përfshirë kundërshtimin e marrëveshjes aktuale të qeverisë, që trupave të NATO-s në Kosovë, tu lejohet kalim i papenguar nëpër Serbi.

Nacionalistët e krahut të djathtë dëshirojnë që Serbia kurrë të mos jetë pjesë e NATO-s, e cila e bombardoi këtë vend në vitin 1999, lidhur me Kosovën.

ME TE LEXUARAT