PSG "cmend" futbollistin e Barcelonës, i ofron 40 milionë Euro në vit

Sport

neymar15Barcelona ka nisur prej kohësh bisedimet me Neymar për rinovimin e kontratës, pasi sulmuesi brazialian e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Katalunjë dhe nuk ka ndërmend të pranojë ofertat e Realit të Madridit, Mancheter United dhe Cityt. Më kontratën aktuale që i skadon në 2018-ën, 24-vjecari vijon të jetë në orbitën Paris Saint Germmain, që është gati të bëjë cmenduri për të transferuar në Parc de Prince një nga lojtarët më të mirë në qarkullim.

Presidenti Al-Khelaifi është gati t’i sigurojë një pagë 40 milionë euro në vit sulmuesit brazilian, cka do ta bënte më të paguarin në skuadër, duke lënë pas emra të tillë si Zllatan Ibrahimovic. Por jo vetëm kaq, me këto arketime marramendëse, Neymar do të kalonte edhe Messin e Cristiano Ronaldon.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për ta arritur këtë qëllim, sheiku nga Katari është gati të paguajë edhe klauzolën e largimit nga Barcelona, që kam shifrën e 190 milionë eurove.

ME TE LEXUARAT