Protestë në Shkodër, banorët mbështesin Tom Doshin: Do bojkotojmë zgjedhjet

Aktualitet

shkoder-berdiceBanorët e Nënshkodrës të prekur nga përmbytjet e 2010-2011 kanë bllokuar aksin Shkodër-Lezhë.

Nga “Harku i Berdicës”, dhjetëra banorë iu drejtuan qeverisë me kërkesën të dëmshpërblejë të plota dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tyre qeveria e majtë e ka marrë tashmë një paralajmërim nga deputeti i qarkut të tyre Tom Doshi dhe se duhet të mbajë premtimet.

Ata kërcënuan edhe me bojktim të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Banorët paralajmëruan gjithashtu se nuk do të shlyejnë detyrimet ndaj OSHEE-së nëse nuk do të dëmshpërblehen.

ME TE LEXUARAT