Masat e sigurisë në fundjavë, policia arreston 96 persona

Aktualitet

policiiiPolicia e Shtetit ka arrestuar gjatë fundjavës 96 persona për vepra të ndryshme penale mes të cilëve 20 persona të shpallur në kërkim.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se këto ndalime u bënë gjatë kontrolleve të kryera në fundjavë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Renea, Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor , Patrullat e Përgjithshme , Antidroga, Krimi Ekonomik e Policia Kriminale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kontrollet kanë konsistuar për për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë , është hartuar një Plan masash për këtë qëllim.

“Gjatë fundjavës janë zhvilluar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore nacionale.

Kontrolle të shumta janë zhvilluar në lokalet e natës dhe ato të lojrave të fatit.

Policia rrugore në të gjithë vendin ka ushtruar kontrolle të shumta duke përdorur Drager e Radar.

Kontrolle te imtësishme dhe të shumta janë zhvilluar dhe nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit, në kufirin jeshil e blu.

Janë arrestuar nga Policia Rrugore 38 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur e për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë kapur e ndaluar 20 persona në kërkim.

5 persona për armëmbajtje pa leje.

12 persona për krime ndaj personit e kundërshtim të punonjësit të policisë, për dhunë në familje.

11 persona për narkotikët, e krimin ekonomik e financiar.

10 persona për vjedhje, ndërtim pa leje e për vjedhje të energjisë elektrike.

Janë sekuestruar 3 armë zjarri, municione e tritol.

Janë kontrolluar në gjithë vendin 55 lokale nate ku janë ndëshkuar 24 prej tyre me gjobë për shkelje si:

Punonjës të parregjistruar të punësuar në lokale,Mos dhënie të kuponit tatimor klientëve”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

ME TE LEXUARAT