I vendosën gjobë ministrit për shkelje të rregullave të qarkullimit, pezullohen policët

Kosovë&Rajon

policia-kosovePolicët, Nazmi Jahiri dhe Enver Sejfullahu, po bënin punën e tyre të zakonshme kur me 13 korrik të vitit të kaluar kishin vendosur të shqiptonin një gjobë për një person që kishte parkuar veturën në vendin e ndaluar, në qytetin e Prizrenit. Vendimi për ta ndëshkuar shkelësin për ta “doli të ishte i gabuar”.

Personi që ngiste veturën zyrtare ishte shoferi i ministrit pa portofol në Qeverinë e Kosovës, Rasim Demiri, i cili me t’u afruar tek vetura iu kishte rekomanduar policëve që të mos shqiptonin dënimin, ndërkohë që ua kishte bërë me dije atyre se është ministër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, fakti se në atë veturë po futej një ministër nuk u la fare përshtypje të dy policëve, të cilët thonë se në atë moment vetëm po e kryenin detyrën sipas ligjit.

Menjëherë pas këtij veprimi, ministri Demiri kishte ushtruar autoritetin e tij duke bërë kërkesë për suspendimin e policëve.

Përveçse kishte bërë ankesë, vetë ministri ishte përkujdesur që ta shfrytëzonte fuqinë që ka në rajonin e Prizrenit dhe menjëherë kishte ndodhur suspendimi i policëve. Atyre iu morën armët dhe kartelat zyrtare.

Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Standardeve brenda Policisë së Kosovës, një kopje të së cilës e posedon edhe gazeta “Zëri”, ishte arsyetuar veprimi i ministrit, Rasim Demiri, e për më shumë në këtë dokument thuhej se të dy policët kishin bërë shkelje të rënda disiplinore dhe se për këtë po fillonin hetimet.

ME TE LEXUARAT