Përgjigja e NATO-s ndaj këcënimeve të Rusisë

Bota

nato-rusiSekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ministrat e mbrojtjes pritet që këtë javë të miratojnë plane për forcimin e pranisë së aleancës përgjatë krahut të vet lindor.

Mëtutje, duke folur sot në Bruksel, para takimit dyditësh të ministrave të vendeve anëtare të NATO-s, zoti Stoltenberg tha se ky shtim në Poloni dhe aleatët e tjerë afër Rusisë, “do të dërgoj sinjal të qartë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“NATO-ja do të përgjigjet si një ndaj çdo agresioni kundër secilit aleat”, tha Stoltenberg, raporton REL.

Në masat që po shqyrtohen përfshihen edhe pajisjet ushtarake, ndërtimi i infrastrukturës së re dhe prani më e madhe dhe më e shpeshtë e “forcave shumëkombëshe”.

Kjo vendosje, për të cilën burimet thonë se mund t’i përfshijë mijëra trupa rotative, është pjesë e planit të përpiluar nga NATO-ja në përgjigje të krizës në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë në vitin 2014.

ME TE LEXUARAT