Paloka: Rama shpalli Koco Kokëdhimën padron të Jugut të Shqipërisë

Politikë

paloka1-300x170Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, denoncoi të dielën atë që e quajti shpallje nga kryeministri i vendit të deputetit të Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima, si padron të të gjithë jugut, përfshi këtu edhe Gjirokastrën.

“Edi Rama pranoi zyrtarisht se, beu i jugut ka qenë dhe do të jetë Koço Kokëdhima. Ai ka qenë deri më sot ‘kryeministri’ i aksit Lushnje-Fier-Vlorë e që vijon deri në Sarandë. Megjithatë, dje ai është shpallur ‘de jure’.

nga kryeministri Rama si padron i jugut. Kokëdhimës, dje i është vendosur nën zotërim edhe Qarku i Gjirokastrës. Modeli i Ramës për jugun dhe të gjithë Shqipërinë është modeli i Koço Kokëdhimës, një model ky që ka të bëjë me keqpërdorimin e pushtetit, mbjelljen e hashashit, kapjen dhe trafikimin e çdo vendi pune, afrimin në poste të rëndësishme të pedofilëve dhe të inkriminuarve etj" tha Paloka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij, në të vërtetë, Koço Kokëdhima nuk përfaqëson asnjë qytetar dhe asnjë socialist të ndershëm të jugut të Shqipërisë, por është thjesht një përfaqësues i oligarkisë së partisë në pushtet, që ka kapur gjithçka, duke nisur me rrëmbimin e pronave. Janë me dhjetëra dhe me mijëra ankesat dhe denoncimet ndaj Koço Kokëdhimës dhe mënyrës sesi ai e ushtron detyrën e një deputeti. Rama legjitimoi pushtetin e tij të paligjshëm, duke sjellë në krye modelin e abuzimit me pushtetin dhe kundër popullit”, tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka

ME TE LEXUARAT