Montezemolo shuan optimizmin për Schumacher

Sport

schQë nga ai fund dhjetori i 2013 kur pësoi aksidentin ndërsa bënte ski në Alpet Franceze gjendja shëndetësore e Michael Schumacher është rrethuar nga misteri. Gjatë kësaj periudhe ka patur lajme nga më kontraditkoret, duke nisur nga një gjendje e dëshpëruar e ish kampionit të Botës në Formula 1 e deri te lajmet optimiste, të gjitha në kufijtë e spekulimeve pasi njerëzit e afërt të pilotit gjerman kanë preferuar të ruajnë privatësinë. Ai që zbulon dicka së fundmi rreth Schumacher është Luca di Montezemolo. Ish presidenti i Ferrarit deklaroi gjatë një interviste.

“Schumacher? Marr vazhdimisht lajme për të, por për fat të keq nuk janë të mira”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë mënyrë Montezemolo hedh poshtë lajmet e kohëve të fundit se Schumacher ka nisur terapinë për tu ringritur në këmbë duke shuar optimizmin.

“Ishte një pilot i madh, me të ndamë një rrugë të gjatë në aspektin njerëzor dhe profesional, por jeta është me të vërtetë e cuditshme. Ai ishte piloti më i suksesëshëm me Ferrarin. Pati vetëm një aksident serioz në karrierë në vitin 1999 dhe atëherë ishte faji ynë, jo i tij. Për fat të keq ai rrëzim aksidental me ski e shkatërroi”.

Montezemolo më pas përgënjeshtroi edhe rindërtimet e fundit të episodit të aksidentit të Schumacher. “Nuk është e vërtetë që Miachel ishte një skiator që sfidonte rrezikun, jashtë pistës gjithmonë ka qenë i kujdesëshëm dhe i tillë ishte mbi të gjitha kur bënte ski”. Supersport

ME TE LEXUARAT