I publikoi foto pas operacionit plastik, modelja rrëmben kolegen

Soft

modelja-peng-kolegenModelja kolumbiane është arrestuar pasi ka sulmuar kolegen e saj, duke e lënë të zhveshur në mes të rrugës. “Daily Mail” shkruan se Yeimi Rey u arrestua në aeroportin e Bogotas teksa ishte duke u nisur për në Miami.

Rey së bashku me motrën e saj u akuzuan se morën peng një tjetër modele, Carolina Munoz, duke e keqtrajtuar dhe dhunuar fizikisht. Më pas, pasi e kishin çuar me makinë në një vend të panjohur për Monuz, e kishin zbritur në tokë duke e lënë të zhveshur.Në polici, Carolina deklaroi se disa ditë më parë ajo kishte postuar foto të dy motrave para dhe pas operacioneve plastike, pasi kohë më parë ato ishin tallur për dhëmbët e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më thanë se do më vrisnin pasi njihnin persona të fuqishëm dhe nuk do të shkonin për gjykim. Më thanë se isha unë ajo që do humbisja dhe që herën tjetër do më hidhnin acid në fytyrë”, është shprehur ajo.

Por, edhe motrat e gjetën një mënyrë hakmarrjeje. Ajo tregoi se pasi e kishin rrëmbyer e kishin detyruar që t’iu jepte kodet e rrjeteve sociale të saj, e menjëherë pas kësaj ato i publikuan disa foto nudo.shekulli

ME TE LEXUARAT