Mocion mosbesimi ndaj Gjinushit si kryetar i PSD?!

Politikë

gjinushi15Nesër në orën 10:00 Partia Social Demokrate pritet të mbledhë Këshillin e saj Kombëtar. Gjatë kësaj mbledhjeje, mësohet se do të paraqitet edhe një mocion mosbesimi ndaj kryetarit Skënder Gjinushi, i cili drejton këtë forcë politike që prej themelimit të saj. Nëse mocioni i mosbesimit ndaj Gjinushit mbështetet nga shumica e Këshillit të PSD, statuti i kësaj partie parashikon thirrjen e Kongresit për zgjedhjen e kryetarit të ri. Kongresi duhet të mblidhet jo më shpejt se 1 muaj e gjysmë dhe jo më vonë se dy muaj nga Këshilli Kombëtar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT