Shpërthimi në Ankara, sulmohet personeli ushtarak, 18 të vdekur

ankaradaTetëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe mbi 40 të tjerë janë plagsour nga një shpërthim i dyshuar i makinës bombë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Shpërthimi ka ndodhur pranë një zone ku gjenden selitë ushtarake dhe të parlamentit.

Kliko per me shume info

Guvernatori i Ankarasë, Mehmet Kiliclar, ka thënë se bomba duket se ka pasur në shënjestër një konvoj autobusësh që bartnin personel ushtarak.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi ka thënë se qeveria ka lëshuar një urdhër-ndalesë për media pas shpërthimit.

LEXO EDHE:  E trishtë në Fier, vettingu vret policin; I ati: Nuk plotësonte dot dokumentet

Nuk është ende e qartë se kush qëndron prapa sulmit. Rebelët kurdë, grupi militant Shteti Islamik dhe një grup ekstremist majtist kanë kryer në të kaluarën sulme në Turqi.

Tetorin e kaluar, një shpërthim në Ankara ka vrarë mbi 100 veta. Muajin e kaluar, ndërkaq, një sulmues vetëvrasës ka vrarë 10 veta në Stamboll.rel

LEXO EDHE:  Masakër me rrugët, prokuroria dërgon në gjyq dosjen e "peshqve të mëdhenj"

turqi-shperthimNje shperthim i madh ka ndodhur diten e sotme ne kryeqytetin e Turqise Ankara.

Raportohet se dhjetera ambulanca jane pare te shkojne drejt vendngjarjes, ku sipas te dhenave te fundit, nje makine shpertheu ne flake.
Mediat e huaja flasin per “disa persona te plagosur”. Shifrat e para te konfirmuara flasin nderkohe per 5 te vdekur e 10 te plagosur nga ngjarja.

LEXO EDHE:  Bie nga shkallët e lokalit, humb jetën burri

Mendohet se ne shenjester te ngjarjes kane qene autobuset qe transportojne personel ushtarak.

shperthimi-ankaraThuhet se ne vendin ku shpertheu makina, ndodheshin se paku 20 autobuse me efektiva te ushtrise turke, ne nje baze ushtarake vendase prane qendres se Ankarase.

Mese 20 ambulanca jane derguar ne vendngjarje ka thene ministria e Brendshme./lajmifundit.al

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here