Meta, mesazh ngushëllimi për akademikun Kristo Frashëri

Politikë

MetaKreu i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Kristo Frashëri.

“Vepra e tij për historinë e Shqipërisë ka një vend të merituar dhe ai bën pjesë në gjithë atë plejadë njerëzish të veçantë që kanë shkruar për çfarë kemi lënë pas si popull e si komb. Duke nisur me Gjergj Kastriotin e duke përfunduar me debate politike e historike të ditës, Profesor Frashëri, ky Rilindës modern i mendimit, ka dhënë fjalën dhe mendimin e tij të rëndë. Duke shkruar për historinë e vjetër dhe të re të Shqipërisë, Profesor Frashëri ka bërë të mundur që ne shqiptarët të njohim më mirë vetveten, njëri-tjetrin, por dhe vendin që zemë në raport me popuj të tjerë. Duke na bërë të njohur çfarë kemi qenë, ka ndihmuar të kuptojmë se çfarë do të bëhemi”, shprehet ndër të tjera z. Meta.

ME TE LEXUARAT