Kontrollet në fundjavë, u ndaluan 96 persona për vepra të ndryshme

Aktualitet

policia-kontrolleNë zbatim të urdhrit të Drejtorit të Policisë së Shtetit për intensifikimin e masave  për kontrollin e situatës kriminale,  për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike,  si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë , është hartuar një Plan masash për këtë qëllim.

Në zbatim të këtij plani masash janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë,  Renea, Shqiponjat, Qarkullimi Rrugor , Patrullat e Përgjithshme , Antidroga, Krimi Ekonomik e Policia Kriminale. Gjatë fundjavës janë zhvilluar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore nacionale. Kontrolle  të shumta janë zhvilluar në lokalet e natës dhe ato të lojrave të fatit. Policia rrugore në të gjithë vendin ka ushtruar kontrolle të shumta duke përdorur Drager e Radar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kontrolle te imtësishme dhe të shumta janë zhvilluar dhe nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit,  në kufirin jeshil e blu. Në këtë kuadër gjatë fundjavës janë  arrestuar dhe ndaluar 96 persona për vepra të ndryshme penale. Janë arrestuar  nga Policia Rrugore 38 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur e për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë kapur e ndaluar 20 persona në kërkim. 5 persona për armëmbajtje pa leje.

12 persona për krime ndaj personit e kundërshtim të punonjësit të policisë,  për dhunë në familje. 11 persona për narkotikët, e krimin ekonomik e financiar. 10 persona për vjedhje, ndërtim pa leje e për vjedhje të energjisë elektrike. Janë sekuestruar 3 armë zjarri, municione e tritol.

Janë kontrolluar në gjithë vendin  55 lokale  nate ku janë ndëshkuar 24 prej tyre me gjobë për shkelje si: Punonjës të  parregjistruar të punësuar në lokale, mos dhënie të kuponit tatimor  klientëve. Janë  sekuestruar rreth 125 kilogramë Canabis Sativa, një dozë Kokainë dhe dy doza Heroinë.

Janë sekuestruar malla kontrabandë, e 150 mijë Euro të pa deklaruara në pikën kufitare Kakavije. Nga Policia Rrugore janë pezulluar 104  leje drejtimi për pije alkoolike e shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje semafori e për mungesë të  kontrollit teknik. Policia e Shtetit po vijon punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

ME TE LEXUARAT