Futbollisti shqiptar në kërkim nga klubi gjerman Werder Bremen

Sport

mehmedi-futbollistSulmuesi shqiptar Admir Mehmedi në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga klubi gjerman, Freiburg.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, nuk ka treguar performancë të mirë tek Freiburgu, dhe duket se divorci mes lojtarit dhe klubit gjerman është i pashmangshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave gjermane, Mehmedi është duke u vëzhguar nga Werder Bremen, një tjetër klub gjerman. Sulmuesi shqiptar ka pasur minutash të vogël në këtë sezon të garave tek Freiburgu, dhe duket se lojtari është i prirë për tu larguar.

Raportohet se drejtuesit e Werderit i vlerësojnë lartë shkathtësitë e Mehmedit, të cilin e duan në skuadër. Bremen do të provojë që në merkaton e verës ta bëjë të vetin sulmuesin shqiptar.

ME TE LEXUARAT