Pritja e sekretarit Kerry nga Nishani, Presidenca: Reagimet e Ramës, fyese

Politikë

nishaniInstitucioni i Presidencës i ka kërkuar kryeministrit Rama që të tërhiqet nga deklaratat fyese për Presidentin Nishani dhe sekretarin Kerry në lidhje me pritjen që kreu i shtetit i bëri diplomatit amerikan në aeroportin e Rinasit.

Nëpërmjet një deklarate Keshilltarja per median,  Brikena Arapaj tha se qëndrimi i tillë nuk përfaqëson nderimin që shqiptarët i bëjnë amerikës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçante dhe respekt.

I kërkojmë kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj presidentit të republikës dhe Sekretartit të shtetit të SHBA, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anëembanë botës kanë ndaj SHBA dhe popullit amerikan.”

ME TE LEXUARAT