Arrestohen dy skafistët shqiptarë në Itali, publikohet video e aksionit

Aktualitet
Arrestohen dy skafistët shqiptarë në Itali, publikohet video e

Policia financiare italiane ne qytetin e Barit ka arrestuar dy skafistë shqiptarë pranë brigjeve të komunës së Kazalabate në provincën e Leces. Dy skafistët po udhëtonin nga brigjet italiane drejt anës tjetër të Adriatikut.

Dy shqiptarët me inicialet L.K 34 vjec e R.M 26 vjec po udhëtonin pas orës 22.00 të natës së 6 shkurtit me një skaf të tipit Open , 7 metra i gjatë me dritë të fikura e me lëvizje të dyshimta, e rreth 9 milje larg brigjeve të Kazalabates.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Thirjes së rojes bredetare italiane për t’u ndaluar ata i janë përgjigjur duke u larguar me shpejtësi të lartë e ndërsa hidhnin në det objekte nga bordi i skafit të tyre.

Për mbi një orë e gjysëm roja bregdetare është vënë në ndjekje të skafistëve, të cilët gjatë një manovre të rrezikshme për t’ju shmangur kapjes janë përplasur me anijen italiane të patrullimit.

Gjatë përplasjse një nga skafistët shqiptarë ka përfunduar në det, duke u shpëtuar më pas nga forcat bregdetare italiane. Skafistë i dytë i cili ka vazhduar udhëtimin e tij me skaf u ndalua rreth 16 milje larg ujërave të Kazalabate.

Në bordin e skafit të shqitparëe janë gjetur shumë bidona benzine shenjë e një udhëtimi të gjatë të parashikuar prej tyre. U verifikua gjithashtu se motori i skafit nuk ka numër regjistrimi.

Në momentin e ndalimit dy personat kanë deklaruar se janë nënshtetas shqiptarë. Pas kontrollove të rastit, policia italiane ka vërtetuar se shqiptari L.K. 34 vjec është i njohur nga autoritetet italiane për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike , ndërsa shqiptari R.M 26 vjec nuk zotëron leje të rregullt qëndrimi në territorin italian.

Mediat italiane informojnë se Policia italiane është në kontakt me Policinë e shtetit shqiptar për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarje.

Pak ditë më parë një operacion i Policisë finaciare italiane ka cuar në sekuestrimin e 500 kg marijuanë e hedhur në det nga një gomone e dyshuar që po udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT