Pse po vjen Kerry në Tiranë? Blendi Fevziu tenton ta zbulojë

Aktualitet

fevziu2015Vizita e Sekretarit amerikan te Shtetit John Kerry nuk ka lene pa shtuar hamendesimet per motivet dhe pse pikerisht ne 14 Shkurt. Analisti Blendi Fevziu permes nje komenti ka tentuar te aludoje se per cfare motivesh mund te kete ndodhur kjo vizite.

"Ajo qe ben pershtypje ne viziten e Kerrit eshte fakti qe axhenda e tij ka shmangur Parlamentin. Te gjithe Sekretaret Ameriken te Shtetit kane pasur si kulmin e tyre, fjalimin ne Parlament. Parlamenti eshte nje prej insitucioneve kult ne demokracine dhe filozofine politike Amerikane. Bejker ka folur aty, madje perpara disa personazheve qe ishin pergjegjes per prishjen e marredhenieve me SHBA ne vite, ish funksionare te regjimit te vjeter.

Ollbrajt pati aty fjalimin e saj me te mire qe e nisi duke cituar Ismail Kadarene. Po keshtu Kolin Pauell dhe Hillari Klinton.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cfare ka ndodhur ne axhenden e Kerrit dhe cili eshte mesazhi qe ai do te jape. Pertej faktit qe besojne disa se Kerri s’ka dashur te prishe nje dite pushimi te deputeteve shqiptare, ose t’ju prishe Shen Valentinin disa te tjereve, shmangia e Parlamentit do te thote dicka. Gjithsesi axhenda duhet pare deri ne fund, por po ashtu mesazhi i tij duhet lexuar. Ndryshe nga vitet e tjera, kete here eshte futur ne axhende nje takim 1 + 4 me opoziten qe s’ka qene asnjehere i nje formati te tille. Pritet ende te shohim se cili do jete qellimi kryesor i vizites. Zakonisht Sekretari i Shtetit vjen per probleme pertej atyre te politikes shqiptare te dites. Problemet e Sirise, stabilitetit te Kosoves dhe opozites iraniane jane permendur gjithashtu ne media.

Pertej te gjitha ketyre, vete vizita e Kerrit eshte nje mesazh me vete, ne nje moment qe marredheniet politike me Uashingtonin kane pasur nje lloj ngerci, shkaku i te cilit nuk eshte shpjeguar asnjehere. Vete vizita mund te sherbeje per t’i kuptuar me mire ato dhe per te kuptuar me mire edhe ate qe amerikanet duan te thone. Qofte edhe me mesazhe te terthorta", u shpreh Fevziu.

ME TE LEXUARAT