Kërkoi takim me Ramën, gruas i bie të fikët tek selia e PS

Politikë

grua-psNe kohen kur në hollin e Selisë Rozë këtë të hënë u improvizua një zyrë për të pritur ankesat e qytetarëve, jashtë kangjellave një qytetare që kishte ardhur nga Mallakastra për të ndarë me ndonjë ligjvënës problemin e saj, heqjen e kempit, u ndje keq nga qëndrimi për minuta të tëra dhe i ra të fikët.

Të pranishmit njoftuan urgjencën dhe pas pak minutash në selinë rozë erdhi autoambulanca. Qytetarja nuk pranoi që të mjekohej nga mjeket e urgjencës, duke këmbëngulur se e dinte se çfarë sëmundje kishte dhe kërkonte vetëm një takim me Edi Ramën, pasi sipas saj, i kanë ndërprerë kempin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me qese në duar, ku mbante disa kuti me ilaçe që duhet t’i pinte çdo ditë për shkak të gjendjes shëndetësore, ajo kërkonte vetëm një takim me zyrtarët e lartë të qeverisë, me shpresën e zgjidhjes së problemit të saj.news24

ME TE LEXUARAT