Greqi, digjet autobusi i linjës Volos-Tiranë, shpëtojnë 15 pasagjerët

Aktualitet

digjet-autobusiAutobusi i një kompanie greke, që kryen linjën e transportit Volos-Tiranë, është djegur tërësisht të shtunën.

Mësohet se autobusi është përfshirë nga zjarri në vendin e quajtur Sarandaporu, në aksin Kozanë-Larisa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

bëhet me dije se 15 personat që ndodheshin në autobus arritën të dilnin pa marrë asnjë lëndim. Për momentin, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit.

Sipas policisë, aitobusi i markës “Setra 315”, me targa helene, i kompanisë lokale “Ktel”.

Nga zjarri janë dëmtuar bagazhet e udhëtarëve, por kompania ka deklaruar se do t’i dëmshpërblejë të dënuarit sipas ligjeve në fuqi.

Udhëtarët janë dërguar në destinacion me autobusë të firmave të tjera që po kalonin në zonë.

ME TE LEXUARAT