Padia e Doshit, Spartak Braho shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Lartë

Aktualitet

spartak-brahoGjykata e Lartë ka shpallur këtë të martë të pafajshëm kreun e komisionit të sigurisë kombëtare, Spartak Braho, ndaj akuzave të deputetit Tom Doshi.

Doshi e kishte paditur Brahon për shpifje, pas një shqetësimi të ngritur prej këtij të fundit për një rrezik që i kanosej stabilitetit të vendit e për të cilin bënte përgjegjës pikërisht Doshin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi sqaroi pozicionin e tij, deputeti socialist e paditi eksponentin e spikatur të Lëvizjes Socialiste për Integrim penalisht për shpifje.

Braho akuzohej se kishte shpërdoruar detyrën me letrën që u kishte dërguar institucioneve kryesore të vendit, të cilat i vinte në dijeni për rrezikun në fjalë.

ME TE LEXUARAT