Gjosha: Integrimi rrugë pa kthim, të angazhuar maksimalisht për reformat

Politikë

Gjosha- Martin  20 janarMinistrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, priti sot në një takim kortezie ambasadoren e Mbretërisë së Spanjës, znj. Silvia Cortes Martin. Bashkëbisedueset vlerësuan marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me Spanjën, dhe theksuan rëndësinë e intensifikimit të këtyre marrëdhënieve. Ministrja Gjosha e vuri në dijeni ambasadoren Martin, për hapat që Shqipëria ka bërë për procesin e integrimit, duke e falenderuar për mbështetjen, që Spanja i dha Shqipërisë, për marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Ne jemi të vetëdijshëm që kemi përpara shumë sfida të cilat duhet t’i kalojmë dhe mbështetja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian është për ne shumë e rëndësishme. Shqipëria  është në rrugë të mbarë në  procesin e integrimit. Janë një sërë reformash që qeveria është e angazhuar maksimalisht t’i përfundojë, pasi i shërbejnë të ardhmes së vendit. Për ne integrimi në Bashkimin Evropian, mbetet prioritet kombëtar një rrugë pa kthim pas”, tha Ministrja Gjosha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambasadorja vlerësoi reformat e ndërmarra deri tani duke theksuar domosdoshmërinë e plotësimit të standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian për çdo shtet që aspiron të jetë pjesë e tij.

ME TE LEXUARAT