FOTOT e të ndaluarve për tritolin ndaj biznesmenit fierak Nuredin Suli

Aktualitet

autorPolicia e Tiranës njoftoi se ka ndaluar shtetasit Julian Hamollari, 29-vjeç dhe Musa Çerpja, 53-vjeç, banues në Tiranë, të dyshuar si të implikuar në vendosjen e tritolit në makinën e biznesmenit Nuredin Suli. Ngjarja u regjistrua në 9 shkurt në një qendër tregtare zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Policia nuk jep detaje për rolin e tyre në këtë ngjarje ndërsa i ka akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e të së vërtetës”. Burime pranë grupit hetimor thanë se këta dy persona kanë shitur kartën SIM të gjetur në telefonin e lidhur me lëndën shpërthyese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Karta telefonike ishte aktivizuar një ditë përpara atentatit. Në telefon u gjetën edhe dy thirrje të humbura, por ende nuk është e qartë nëse ato u bënë për të provuar kartën apo ishin përpjekje për të aktivizuar shpërthimin e 500 gramëve tritol. Siç dihet lënda plasëse u shkëput nga makina e Sulit kur ai po dilte nga parkingu.

Dy personat e ndaluar nuk janë konsideruar si autorë të vendosjes së eksplozivit, por gjatë marrjes në pyetje nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë. Për këtë ndaj tyre është vendosur masa e ndalimit. Klan

ME TE LEXUARAT