Raporti për internetin, shifra rekord për përdorimin e Facebook në Shqiperi

Soft

facebook2015Me zhvillimin e teknologjisë dhe rritjen e aksesit në internet, kudo në botë u rrit edhe shkalla e penetrimit në rrjete sociale, dy ndër më të aksesuarit që janë Facebook dhe Instagram.

Në bazë të raportit të fundit të Internet World Stats, të dhënat e nëntorit të vitit të shkuar tregojnë se në Shqipëri numri i përdoruesve të rrjetit social Facebook ka arritur 1.3 mln, me një rritje prej 16 % rritje krahasuar me vitin 2014, numri gjatë të cilit ishte 1.1 mln.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas një krahasimi rajonal, shqiptarët nuk rezultojnë përdoruesit më aktivë të Facebook.

Shqiptarët e kanë 44.9 % shkallën e penetrimit të këtij rrjeti social, duket se performancë më të ulët kanë treguar Kosova, me 31 %. Edhe përdoruesit e Bosnjë-Hercegovinës kanë një shkallë më të ulët penetrimi, prej 39.2 %.

Shtete të tjera fqinje si Maqedonia kanë shkallë të lartë penetrimi, prej 46.5 % dhe Serbia me 50.6 %.

Mali i Zi udhëheq në rajon me 51.4% shkallë penetrimi në rrjetin social Facebook.

ME TE LEXUARAT