Eni Vasili sulmon emisionin e Floriana Garos: E turpshme si bën propagandë fetare

Aktualitet

Eni VasiliGazetarja Eni Vasili ka sulmuar në distancë televizionin Klan dhe emisionin “Jo vetëm mode” të Florjana Garos. Kjo e fundit ja kushtoi emisionin e sotëm veshjes fetare të femrave myslimane. Në shenjë solidariteti për ditën e mbulesës së kokës për femrat Garo sëbashku me deputeten socialiste Esmeralda Shkjau u shfaqën me mbulesë në kokë. Por Eni Vasili shkruan “nuk e kuptoj se si një television kombëtar bën hapur propagandë fetare, për cilindo besim të bëhet fjalë. Është e turpshme dhe flagrante se si i bëhet reklamë mbulimit të vajzave në një shtet laik ku trumbetohet tolerance dhe bashkëjetesa”.

ME TE LEXUARAT