Diversifikohen burimet e prodhimit të energjisë elektrike

Aktualitet

energjiQeveria shqiptare ka ndërmarrë një përpjekje të re për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë elektrike. Pas përpjekjeve për prodhimin e energjisë elektrike nga era, një përpjekje e re është ajo për prodhimin e saj nga shfrytëzimi i tokave bujqësore.

Ministria e Energjisë ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon ndryshimin e statusit të një sipërfaqeje prej 288 hektarësh në ish-kënetën e Maliqit në Korçë, nga tokë bujqësore në zonë minerare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

.Bazuar në studimet gjeologjike dhe minerare, është përcaktuar se zona e ish-Kënetës së Maliqit,  përmban sasi të konsiderueshme torfash, materiale këto shumë të përshtatshme për djegie në impiante të prodhimit të energjisë elektrike.

Për shfrytëzimin e torfave në zonën e ish-Kënetës së Maliqit, në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë kanë ardhur disa kërkesa nga subjekte të ndryshme që kërkojnë të ndërtojnë një termocentral që prodhon energji për ngrohje serash e për ngrohje në qytetin e Korçës.

ME TE LEXUARAT