Drejtori i përgjithshëm i policisë: Ja pista që po hetojmë për masakrën e Elbasanit

Aktualitet

haki-cakoDrejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Haki cako ka deklaruar se policia së shpejti do të konkludojë për ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku u vranë tre veta dhe u plagosën 8 të tjerë.

"Versionet kryesore janë të orientuara drejt hakmarrjes. Policia ka intensifikuar punën e saj dhe besojmë se shumë shpejt do të konkludojmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Versionet që kemi ngritur përputhen me nevojën për të investiguar cdo subjekt", tha cako.

Ai theksoi se dëshmitë e të plagosurve janë duke u shqyrtuar nga hetimi.

Kryepolici theksoi se ka pamje të pjesëshme të ngjarjes, por kjo cështje është pjesë e hetimit.

Cako theksoi se autorët e krimit kanë qenë me veshje kamuflazhi.

Ai theksoi se veshjet e përdorura në disa krime së fundi nuk përfaqësojnë uniformën e policisë.

"Ne ngjarjen e Elbasanit, ka disa informacione se autoret kane thirrur policia, por nuk eshte konfirmuar kjo gje", tha Cako, ne emisionin Tonight Ilva Tare ne Ora News.

Ai theksoi se nuk jane persona te njejte autoret e ngjarjeve te renda qe kane ndodhur ne qytete te ndryshme.

Cako theksoi se nje person ka drejtuar makinen ndersa tre persona kane qelluar me arme ne masakren e Elbasanit.

Kreu i policise theksoi se grupi i goditur ne Elbasan ka pasur konflikte te vjetra dhe ka qene ne evidencat e policise, por nuk eshte bere e mundur qe te merrej informacion para ngjarjes./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT