Dokumentohen 5 vjedhje, zbulohet grupi i hajdutëve të makinave në Tiranë

Aktualitet

mjetDokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale e një grupi  në fushën e vjedhjeve të automjeteve. Në vijim të ngjarjes së një ditë më parë u bë e  mundur që pas një ndjekje  prej 30 minutash nga forcat policore të kapej dhe të arrestohej  shtetasi Musa Xhauri, vjeç 21.

Policia e Tiranës njofton se ditën e sotme nga ana e shërbimeve të Policisë së Komisaritit Nr.6 në sajë të një pune operative legale u bë e mundur finalizimi i plan operacionit të koduar “Loja e fundit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si rezultat i punës hetimore  u bë dokumentimi ligjor i veprimtarisë kriminale të grupit kriminal për tendecën e "Vjedhjes së automjeteve”.

Ky grup ushtronte  veprimtarinë e tij kriminale  në  territorin që mbulon dhe kontrollon  Komisariati i  policise Nr.6. Nga tërësia e veprimeve proceduriale rezultoi se përveç shtetasit Musa Xhauri i cili u  arrestua në flagrancë ditën e djeshme, të dokumentohen me prova ligjore veprimtaria kriminale edhe e pjesëtari të dytë të grupit shtetasit: Sh.D.,vjec 21,  lindur në Kukës dhe banues Durrës , i dënuar  më parë për vjedhje, i cili u shpall në kërkim nga ana jonë; si dhe po punohet për identifikimin e personit të tretë si pjesëtar i këtij grupi.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin dyshohen si autorë të disa vjedhjeve të mjeteve , vjedhje të dokumentuara.

1.      Ngjarja e  datës  24.01.2016,  ku këta shtetas në bashkepunim me njëri tjetrin kanë vjedhur gjatë natës  në rrugën “Aleksandri i madh“ në afërsi të pallateve të kompleksit  “Molla”, automjetin e markës Mercedes Benz Sprinter (Furgon), në pronësi të një firme për shitje të produkteve ushqimore.

2.      Ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2015,  ku këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur në rrugën “Aleksandri i Madh“, automjetin i markes Mercedes Benz (sprinter),  në pronësi të shtetasit I. H

3.      Ngjarja  më datë 10.02.2016, ku këta shtetas në bashkepunim me njeri tjetrin kanë  vjedhur rreth orës 22.00 në parkingun pas Kasa Italia, mjetin Kamion i markes Benz Mercedez në pronesi të  një firme.

4.      Ngjarja më  datë 12.02.2016,  ku këta  shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë vjedhur rreth orës 08.00 në rrugen “Aleksandri i Madh” Pallati “Molla”, automjetin e markes Ford Escort në perdorim të shtetasit S. M

5.      Ngjarja më datë 12.02.2016 ku këta  shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në fshatin Marikaj kanë vjedhur autoveturen e markes Benz 250 në pronesi të shtetasit K.D

Policia ka gjetur dhe sekuestruar provat materiale:

1.      Mjeti Kamion i markës Benz Mercedez me ngjyrë të zezë i modelit 817 me targa TR 2635 L  i cili u gjet ne qytetin e Durrësit.

2.      Autovetura e markës Benz 250 ngjyrë gri me targe DR 6369 C.

Po punohet në drejtim të verifikimit të vendondodhjes dhe gjetjen e mjeteve të vjedhura.

ME TE LEXUARAT