Mbyllet kontrata me Crown Agents, nuk do ketë rinovim

Aktualitet

doganaPërfundon kontrata dy vjecare e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë britanike Crown Agents, që asistoi doganat.

Ministria e Financave konfirmon se nuk do të ketë një rinovim tjetër të kontratës me britanikët, teksa rendit rezultatet e këtij bashkëpunimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas këtij dikasteri, në bashkëpunim me Crown Agents në terren janë realizuar 17 mijë inspektime dhe janë gjetur 4 500 shkelje.

Financat shpjegojnë se asistenca e britanikëve ka dhënë rezultat edhe në rreth 25 hetime të përbashkëta, ku janë propozuar 28 masa disiplinore dhe janë arrestuar në flagrancë edhe agjentë doganorë, teksa risi nga ky bashkëpunim janë dhe proçedurat e thjeshtuara doganore.

Përsa i përket rolit të britanikëve në rritjen e të ardhurave, Ministria e Financave shpjegon se kontrata me Crown Agents nuk lidhej vetëm me këtë dhe se po analizohen faktorët që ndikuan në mosrealizimin e planit.

Vitin e kaluar, kompania britanike i dërgoi një raport kryeministrit Rama ku e njoftoi për nivelin e lartë të korrupsionit dhe kontrabandës në administratën doganore, teksa konfirmoi pak ditë më parë se gjatë vitit të dytë të bashkëpunimit situata ka ndryshuar.

Por përvoja e Crown Agent në Shqipëri nuk ka qenë pozitive. Kjo pasi britanikët nuk kanë përmbushur detyrimet e performancës, të cilat synonin një rritje të të ardhurave doganore me 1% të PBB në vit ose në rreth 90 milionë euro.

Mosrelaizimi i planit të të ardhurave pritet të kushtëzoje deri në 25% pagesat për britanikët, por deri më tani, ministria e Financave nuk është shprehur për këtë çështje.

ME TE LEXUARAT