Zbardhet dëshmia e killerit me pagesë: Kam vrarë edhe pa marrë para

Aktualitet

kristi-pine“E pyeta ti je Ibrahimi? Ai m’u përgjigj ‘po’. E qëllova menjëherë me kallashnikov. Ishte duke punuar në kopësht dhe pak më tej më duket se ishte edhe e shoqja. Vrasjen e Ibrahim Manit e bëra për hatër të shokut tim A. T., jo për parà. Për këtë vrasje nuk mora lekë. A. T. e njoha në burg, ku kam ndenjur disa muaj, për të dalë prej andej në fillim të 2014-s”.

Kjo deklaratë është pjesë nga rrëfimi i të penduarit, Kristi Pine, i moshës 24 vjeç, i cili ka lënë pa fjalë hetuesit, teksa ka inkriminuar edhe persona të tjerë, veçanërisht shtetasin Alfred Qefalia, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krimin që i mori jetën Ibrahim Manit, 50 vjeç, në qershor 2014, në qytetin e Shkodrës, për të cilët prokurorët dhe policia kanë dyshime se janë pjesë e një grupi kriminal, që me shumë mundësi ka kryer edhe ngjarje të tjera, veçanërisht në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata e Krimeve të Rënda e la Kristi Pinen nën masën “arrest me burg” për “vrasje me paramendim në kuadër të grupit kriminal”, ndërkohë që të njëjtën masë shpalli edhe për personin tjetër, Aleksandër Gore.

Emri i Aleksandër Gores, 41 vjeç, doli në dritë nga rrëfimet e Pines. Një emër tjetër i rrëfyer nga 24-vjeçari është edhe Alfred Qefalia, i arrestuar gjatë aksionit për llogari të mëparshme me drejtësinë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim si një ndër njerëzit e implikuar përgjatë arratisjes së bujshme të Admir Tafilit nga burgu i Drenovës, në nëntor të vitit 2013.

Qefalia dyshohet të jetë një nga personat, që ka vendosur edhe lëndën plasëse tritol në “Rrugën Budi” kundër biznesmenit Armando Ceka, i cili mbeti i dëmtuar seriozisht për jetën së bashku me shtetasin Julian Çela, që u gjymtua, ndërkohë që u lëndua lehtë edhe shtetasi Artur Sharra.

Bashkë me këtë ngjarje, prokurorët thonë se Pine ka treguar edhe për një ngjarje tjetër kriminale në Tiranë, për plagosjen e dy vëllezërve. Përveç bllokimit të një automatiku “Scorpions”, një pistolete “Smith”, dy silenciatorëve, Prokuroria dhe Policia po punojnë që të mbledhin fakte të tjera, për të provuar rrëfimin e 24-vjeçarit.top channel

ME TE LEXUARAT