Masakra e Elbasanit, dëshmitari i plagosur: Vrasësi hyri në lokal, donte të na vriste të gjithëve

Aktualitet

lokali-elbasanMasakra e Elbasanit që ndodhi 4 ditë më parë ku u vranë 3 persona dhe u plagosen 7 të tjerë mund ta kishte më të thellë bilancin e viktimave nëse arma e njërit prej autorëve nuk do të ishte bllokuar.

Disa nga të mbijetuarit kanë dhënë dëshmitë e para për atë çfarë ndodhi, teksa ata ishin mbledhur në lokalin ku ndodhi krimi i rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime të Policisë, bëjnë me dije se njëri prej të mbijetuarve, emri i të cilit për efekt sigurie të hetimi nuk bëhet i ditur, ka deponuar gjithçka ndodhi natën e ngjarjes.

DESHMIA E TE PLAGOSURIT:

"Personat e armatosur qëlluan pa mëshirë drejt personave që ndodheshin në lokal duke zbrazur karikatorin e armëve të rënda":- kështu fillon dëshmi e të plagosurtit.

"Madje, njëri prej tyre para se të largohej tentoi të qëllonte edhe mbi trupat e të shtrirëve, me sa duket për t’u bindur se ata kishin ndërruar jetë, por fatmirësisht arma ishte bllokuar dhe ai ishte nisur menjëherë pas bashkëpunëtorëve të tij për të hipur në mjetin që i priste në rrugë."

I mbijetuari nuk ka dhënë shumë detaje rreth përshkrimit fizik të autorëve, pasi, veç kamuflimit të veshjeve, ata janë gjendur edhe në befasi.

“Duket sikur ata kanë dashur të na vrisnin të gjithëve. Arma ngeci dhe ne shpëtuam, ndryshe do të kishim vdekur të gjithë.

Autorët e tjerë menduan se ne kishim vdekur, pasi kishim marrë plumba dhe ne u shtirëm si të vdekur”, ka rrëfyer për hetimorët i mbijetuari i masakrës që ndodhi mbrëmjen e 3 shkurtit.

Pritet që të merret edhe dëshmia e disa prej të plagosurve, të cilët janë në gjendje më të rëndë, pasi deri tani ka qenë e pamundur për t’i marrë në pyetje.

Tashmë, për hetimorët çdo detaj i thënë nga vetë të plagosurit mund të çojë drejt zbardhjes së identitetit të autorëve.

 

 

ME TE LEXUARAT