Tiranë, arrestohet cifti i tmerrshëm, vidhnin dyqane e apartamente

Aktualitet

Policia e kërkonte në Shkodër, vrasësi i dy vëllezërve: Erdha në Tiranë me autobusDy të rinj, një vajzë dhe një djalë, janë vënë në pranga dje në Tiranë, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri­-tjetrin kanë realizuar vjedhjen e disa banesave në kryeqytet.

Gjatë operacionit të koduar “Dyqanet”, u arrestuan 25-­vjeçarja Xheni Hysenbegasi dhe miku i saj 29-vjeçari Florian Drushku.Në tri prej ngjarjeve të denoncuara gjatë muajit janar, në banesat e shtetasve A.B., M.N. dhe N.V., tashmë janë dokumentuar me prova shkencore, se Xheni Hysenbegasi dhe Florian Drushku kanë vjedhur shuma të ndryshme parash, celularë dhe disa bizhuteri floriri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha dje se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Drushkut, u gjetën një sasi municioni luftarake dhe 3 aparate telefoni celular të markave “Samsung” e “Nokia”, që dyshohet se janë vjedhur në banesat e të dëmtuarve.

Dy të rinjtë e arrestuar po hetohen edhe për disa vjedhje të tjera banesash dhe dyqanesh, të cilat ende janë pa autorë. Sipas policisë, 29-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë për veprat penale “dhunim banese” dhe “vetëgjyqësi”.

ME TE LEXUARAT