Kërkohen në Itali, ja kush janë biznesmenët e arrestuar tek Gjiri i Lalzit

Aktualitet

policia-durresShtetasit Bujar dhe Mateos Jeshili, të moshave 50 dhe 26 vjec, perkatesisht babë e bir u arrestuan nga policia e Durrësit.

Ata jane nga Shijaku, biznesmenë në fushen e hotelerisë, ku zhvillonin aktivitetin e tyre në zonën turistike të Gjirit të Lalzit dhe u kapen për llogari të drejtësisë italiane.

Policia tha se keta dy persona ishin shpallur në kerkim pasi Autoritet Gjyqësore Italiane më 30 prill 2015 kishin nxjerrë vendim për ndalimin e tyre, sepse akuzohen si pjestar te një rrjeti të trafikimit të lëndëve narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Per ketë vepër penale, dy të arrestuarit rrezikojnë dënimin me 30 vite burg. Ndalimi i tyre u bë në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimin e tyre.

ME TE LEXUARAT