Berisha: Iku hajduti i floririt, në vend të tij mësuesi i anglishtes

Politikë

berisha-dereIsh-kryeministri Sali Berisha me nota kritike i ka komentuar ndryshimet ne Qeveri. "Me ndryshimet e sotme ne qeveri, Rama uzurpon per vete parate e shtetit, por vrapon drejt fundit te tij te merituar!- shkruan Berisha ne faqen e tij ne FB.

Te dashur miq, Iku hajduti i floririt Shkelqim Cani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai falimentoi financat e vendit, por iku jo per kete por se kundreshtoi ti japi Rames nepermjet Olsit 140 milione euro me koncensionin e TVSH!!", thekson Berisha.

Me tej ai shprehet:

Ahmetaj vjen ne financa, per te cilat ka zero njohuri, por ka marre persiper ti japi Rames, nepermjet vellait te tij Olsi, 140 milione euro me koncensionin e TVSH dhe liçencat e Kazinove!

Tre vjet me pare, Ahmetaj president i kompanise "Hermes" qe i kishte qytetareve shqiptare 15 milione euro impulse ne Telekom, por qe mbylli dosjen me ryshfete 2 milione euro, per habine e te gjitheve u emerua superminister i kabinetit te "aleances se qelbesirave"!

Ahmetaj, i pyetur nga nje njeri shume afer tij, se si ka mundesi qe nga mesues anglishteje i arratisur nga vendi per shkak te ndjekjes penale u ngjit kaq larte, Ahmetaj u pergjigj: "Une u emerova sepse e paguaj me shume se kushdo tjeter Edi Ramen".

Bashkepunetor te ngushte te Rames tregojne se Arbeni pas çdo pakoje me euro qe dorezon tek Rama, thote vetem nje fjali: "Me shfrytezo, shef, me perdor mos me kurse"!!

Kurse Milva, pasi organizoi per Ramen me Beqen vjedhjen e 320 milione eurove koncensione ne ministrine e shendetesise, vjen per te vazhduar besnikerisht vepren e Ahmetajt ne ministrine e Ekonomise, per ta varrosur perfundimisht ekonomine shqiptare. sb

ME TE LEXUARAT