Basha me të rinjtë e Vlorës: T’u kthejmë shpresën qytetarëve

Politikë

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me të rinj të qytetit të Vlorës për sfidat që ata kanë me papunësinë, mungesën e shpresës dhe dëshirës së tyre që Vlora të drejtohet nga vlonjatët.

Lideri i opozitës i ka njohur të rinjtë me ofertën e PD-së për punë dhe dinjitet, me vizionin e saj për t’u kthyer shpresën të rinjve dhe qytetarëve të Vlorës e të Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ulja e taksave dhe e çmimeve, dedikimi i fondeve për projekte që hapin vende pune, rritja e pagave dhe pensioneve është prioritet i kryetarit të opozitës.

“Oferta e Partisë Demokratike është ulja e taksave dhe rikthimit tek taksa e sheshtë në nivelin më konkurrues në Ballkan; është oferta e uljes së çmimit të energjisë me 25% dhe faljes së kamatë-vonesave. Është oferta e rritjes së pensioneve, e rritjes së rrogave, e rikthimit në listën e ndihmës ekonomike të të gjithë familjeve të pamundura që janë goditur e larguar me të padrejtë nga kjo listë. Është oferta e destinimit të taksave të shqiptarëve për investime që krijojnë vende pune, jo për investime luksi që vijnë me faturë korrupsioni, siç janë palmat në Tiranë, lungomare në Vlorë apo kulla e korrupsionit në Korçë”, tha Basha.

Ai u shpreh se, papunësia e të rinjve ka arritur në shifra alarmante, rreth 40%, dhe mazhoranca që erdhi me premtimin për 300 mijë vende pune nuk ka hapur asnjë vend të ri, madje ka mbyllur mijëra vende pune me politikat e saj të rritjes së taksave dhe çmimeve të energjisë, naftës etj.

“Prioriteti i tyre është të qeverisin Vlorën me Koçon dhe për Koçon, jo të qeverisin Vlorën me vlonjatët dhe për vlonjatët. Të lartësojnë sarajet e të godasin të pamundurit, jo të hapin vende pune. Amendamentin tonë që e propozuam dhe këta e hodhën poshtë, për heqjen e taksave për bizneset që punësojnë të rinjtë, ju jap fjalën që do ta kthejmë realitet”, deklaroi Basha.

ME TE LEXUARAT