Arrestimi i vrasësve të Denis Kasës në Fier, policia publikon videon e aksionit

Aktualitet
Arrestimi i vrasësve të Denis Kasës në Fier, policia

Policia publikoi videon e aksionit per kapjen e autoreve dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më 08.01.2016 në Fier ku mbeti i vrare Denis Kasa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Diten e sotme policia njoftoi edhe se eshte arritur te ndalohet njëri nga bashkëpuntorët si dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes.

Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, lidhur me ngjarjen e datës 08.01.2016, në vendin e quajtur "Mbrostar-Ura" në afërsi të fabrikes “Mulli i Artë”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Denis Kasaj dhe u plagosen shtetasit Kelmend Kastrati dhe Elton Margaritari kanë bërë ekzekutimin e urdhërit të prokurorit për ndalimin e shtetasit Ylli Nazëraj, 45 vjeç , lindur dhe banues në Ballsh- ka bere me dije policia.

Sipas burimeve zyrtare, ndalimi i tij u bë si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje"

"Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit: E.B, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier vendosi në mungesë masën e sigurisë "Arrest me burg”, si autor i dyshuar për kryerjen e vepres penale “Vrasje në rrethana cilësuese , kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje te armëve luftarake”- bejne me dije burimet zyrtare te policise./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT