Aktori kosovar: Në Tiranë, asnjë përkujtim për Pavarësinë e Kosovës

Showbiz

aktori-kosovarMë 17 shkurt Kosova ka festuar 8 vjetorin e Pavarësisë së saj por ndërkohë që shumë artistë të Shqipërisë apo të Kosovës kanë shprehur urimet për këtë ditë të rëndësishme, aktori Kreshnik Ibrahimi, është ndier i zhgënjyer se si shteti shqiptar nuk vendosi të paktën një flamur në nderim të kësaj feste.

Ish aktori i Portokalli-së, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook, duke shkruar:

“Ishte 8 vjetori i Pavarsisë së shtetit të ri të Kosoves! Urime! Por me thënë të drejtën u mërzita pak, u mërzita se tek ecja Bulevardit të Tiranës, prisja të shihja të paktën një shenjë në nderim të kësaj dite nga shtetit shqiptar ose me saktë të shihja një flamur të Kosovës të ngritur diku në një cep por jo se pash! Por flamuj pash shumë në të gjithë Bulevardin e Tiranes,ishin flamuj të një shteti që kishte vendosur të bënte një vizitë në shtetin e Shqiperisë, se kuptoja se cili shtet ishte me ngjyrat kuq dhe bardh!”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vazhdoja dhe ecja me shpresë që diku do shihja një fest me nderim të kësaj dite, prisja të shihja një flamur blu me ca ylla dhe një hartë të Kosovës në të por jo në çdo pemë ishte ky flamuri i keti shtetit afrikan kuq dhe bardh,jo qe kemi ndonjë flamur të bukur si shtet por të paktën më i mire se ky afrikani është. Lërë flamurin sepse tek e fundit këtë Kuq e Zi kemi si komb, madje i tillë do mbetet përgjithmonë për mua sepse Babi dhe Dëshmorët e UÇK-së për këtë luftuan, prisja një organizim të vetëm në nderim të kësaj dite por prap Jo!

“Në fund pasi mbarova shëtitjen në pritje të një shenje të vetme, i mërzitur dhe i dëshpëruar si Shqiptar dhe si Artist, u ula së bashku me kolegen time e cila ishte e emocionuar po sa une dhe e mërzitur ashtu si unë Filloreta Raçi, ju kënduam dëshmorve dhe Kosovës 2 fjalë këmbëkryq ashtu si e do zakoni afër Bustit të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeut dhe morem përsipëer të bëjmë një organizimin, vetëm si artista! Sepse si dy artistë që jetojmë dhe punojmë në Shqipëri e ndjenim një detyrim vendit tone t’i thonim 2 fjalë për burrat që ranë për këtë ditë, për sakrificën e shqiptarëve dhe me nderim dhe lavdi me lot në sy, të pushtuar nga emocioni ja thamë këngës…Lavdi Dëshmorëve të UÇK-së! Mallku qoftë ai që do shkelë Gjakun e tyre! Urime Kosovë Urime Shqiptar!”, përfundon aktori.TAR

ME TE LEXUARAT