Parandalohet vrasja për pronën në Lezhë, arrestohet me armë autori

Aktualitet

arma-lezhePolicia e shtetit njoftoi sot parandalimin e një vrasje pas një konflikti pronësie ne Lezhe.

Burimet zyrtare kane bere me dije se me date 14.02.2016 Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ernest Ndreca , 56 vjeç, banues në fshatin Kodhel, Lezhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i ketij personi eshte bere sipas policise, pasi në fshatin Kodhel Lezhë, ky shtetas kishte konflikt pronësie me bashkëfshatarin e tij shtetasin K.H.dhe e kishte kanosur për jetën.

"Konkretisht për shkak të masave të shpejta, vlerësimit të situates dhe ndërhyrjes së shpejtë nga ana e shërbimeve policore është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes si dhe parandalimi i përshkallëzimit të situates ku nga kontrolli ushtruar në banesen e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: Arma e zjarrit pushkë model 63, 2 karikatore me nga 20 fishekë dhe një sasi prej 66 fishekësh model 56 te cilat i mbante pa leje si dhe nje armë gjahu tip çifte me leje", beri me dije policia.

Sipas saj, materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Lezhë, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" " Kanosje" dhe " Dëmtime të tjera me dashje" parashikuar nga neni 278/2, 84 dhe 90 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT