Balla replikon me Blushin: Mos shaj partinë ku kërkon të bëhesh kryetar

Politikë

taulant-balla-ereDeputeti i PS ne Elbasan, Taulant Balla ka replikuar sot me kolegun e tij Ben Blushi. "Me vjen mire qe Ben Blushin sot e solli ne Elbasan ky proces kaq demokratik. Me vjen mire qe pas me shume se dy vitesh mungese nje deputet vjen ne zone per te vezhguar procesin dhe pastaj perballet me ata qe e kane votuar. Me vjen keq qe edhe sot pame te njejten estrade te cilet e degjojme shpesh here ne menyren sesi flet Sali Berisha i cili u zotua qe do te bente edhe revolucion per te respektuar statutin e partise sipas Blushit", thekson Balla.

Me tej ai shprehet se:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ju them me bindje PS kurre me pare nuk ka pasur nje proces kaq te mireorganizuar, nje proces qe ka filluar prej 6 muajsh. Do te kishte qene mire qe Blushi te kishte ardhur ketu dhe te ushtronte detyren e tij te deputetit qe ne diten e pare kur filluan mbledhjet e organizatave, kur filluan anetaresimet e reja ne PS, kur u mblodhen te gjitha propozimet sipas kritereve. Eshte e turpshme te akuzosh dhe te fyesh partine tende kur ti ke synim te behesh kryetar i partise. Nuk shahet partia kur ti deshiron te behesh kryetar. Partia duhet dhe respektohet sepse kjo parti eshte me e madhja dhe e vetmja force udheheqese ne vend.

Lidhur me gjithcka u tha ketu edhe duke fyer kryetarin e qarkut, jane keta njerez qe se bashku me Ben Blushin kane punuar ne 2013 qe PS te fitonte. Tani keta njerez u bene te keqinj kur ne 2013 ishin te mire.

Sa per akuzat e tjera, jane njelloj, fjale per lfjale si fjalet e Saliut. PS eshte nje parti e cila respekton cdo norme statutore, nuk ka asnje kandidat per delegat te PS me rekorde kriminale. Por Blushi e ka kthyer partine ne turizem dhe nuk i di rregullat dhe urdhrat per te respektuar te njejtat parime per dekriminalizimin edhe persa i perket proceseve zgjedhore ne parti.

Edhe ky moment sot u perdor per nje qellim personal qe lidhet me nje kerkese per te garuar per kreun e PS. Por une nuk dua te hyj ne kete interpretim sepse kete interpretim do ta beje kongresi i PS. Vetem nje njeri nuk e njeh statutin e partise nuk e di qe kongresi perbehet nga delegatet. Duhet te zgjidhen delegatet nje here, te cilet formesojne Kongresin dhe me pas eshte Kongresi do te vendosi per keto ceshtje, edhe per kerkesen e zotit Blushi. Por duhet te themi nje gje, qytetaret shqiptare kane nje kontrate 4 vjecare me Edi Ramen Kryeminister. Dhe kete kontrate e kane me Edi Ramen dhe me askend tjeter dhe ne kete fryme do te shprehet edhe Kongresi i PS.

ME TE LEXUARAT