Debitor me 19 milionë, i ndërpritet energjia deputetit "kaubojs"

Politikë

eduart-ndocajDeputetit Eduart Ndocaj i është ndërprerë energjia elektrike në shtëpinë e tij në Lezhë.

Nderprerja e furnizimit eshte kryer pasi deputeti rezulton debitor në OSHEE me vlerën 1.915.846.04 lekë, për 14 objekte që ka në pronësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

OSHEE-ja e Lezhës i ka prerë deputetit energjinë elektrike më datë 8 shkurt.

Ndocaj njoftohet se ka 14 kontrata të energjisë elektrike të pashlyera, përfshirë këtu edhe faturat familjare.

Deputeti Ndocaj është i njohur për bamirësitë e tij në familje të varfra, shtëpi fëmijësh, spitale, por ja që prej një jave në shtëpinë e tij mungon elektriciteti.

ME TE LEXUARAT