Shembet përdhe ndërtesa 5-katëshe në mes të Stambollit

Bota

Një ndërtesë 5-së katëshe është rrëzuar në qendër të Stambollit dhe autoritetet turke kanë bërë të ditur se askush nuk ka mbetur në gërmadha.

Ndërtesa është shembur në pasditen e së premtes në një rrugë të quajtur Istikal Avenue, që është një qendër e madhe tregtare e zonës së Taksimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin ka thënë për reporterët se sipas inspektimeve preliminare, askush nuk ka qenë brenda në momentin e shembjes.

Ai ka thënë se njerëzit që ndodheshin jashtë e kanë vërejtur se ndërtesa ka rrezik të rrëzohet dhe i kanë paralajmëruar të tjerët që ndodheshin brenda, e në këtë mënyrë njerëzit kanë shpëtuar.

Në videon e mëposhtme mund t`i shihni pamjet nga shembja e kësaj ndërtese.

ME TE LEXUARAT