Masakra e Elbasanit, zbulohen detaje të reja dhe një pistë e re

Aktualitet

policia-elbasanNjë javë pas masakres se trefishtë te ndodhur në qytetin e Elbasanit, policia dhe Prokuroria po e ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar për vrasjen e pjesëtarëve të fisit Çapja.

Policia prej disa ditësh po monitoron nga ajri me helikopter të ministrisë së Brendshme, kodrat e Krastës, ku dyshohet se autorët e krimit të kenë fshehur rrobat që mbanin veshur në momentin e vrasjes së, Agron Çapjes, Eno Bedallit dhe Ardit Sinakolli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në momentin e krimit, Prokuroria e rrethit Elbasan, pretendon se vrasësit, janë ndihmuar edhe nga një automjet tjetër për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, pasi në kamerat e sigurisë është fokusuar vetëm një makinë BMW X5 me timon në krah të djathë.

Per shkak te dendësinë se pyllit Krastës, hetuesit mendojnë se në brendësi të zonës mund të jenë fshehur sendet persona te autoreve te vrasjes. Një tjetër pistë ka dalë në skenë ditën e fundit, nga organi i akuzës lidhet edhe me konfliktet që disa nga pjesëtarët e fisit Çapja kanë pasur në qytetin e Elbasanit, me persona të cilët kanë qenë me precedentë kriminal, citon vizionplus. Ndërsa si pistë kryesore deri tani janë dy, ajo që lidhet me hakmarrjen me fisin Mema, por nuk përjashtohet edhe përfshirja në trafikun e lëndëve narkotike.

Lajmifundit.al mesoi nderkohe se deri me tani jane vene ne pergjim mese 40 persona ne lidhje me ngjarjene rende te ndodhur ne Elbasan. Nga pergjimi i ketyre personave "te dyshuar" nuk ka rezultuar asnje e dhene me rendesi per hetimin.

Po keshtu edhe pistat qe jane hedhur nga policia dhe media, sipas hetuesve kane qene hamendesime me teper sesa versione te bazuara ne prova konkrete.

ME TE LEXUARAT