Grabitja e 2.5 milionë eurove tek Union Bank, prokuroria dërgon në gjyq 8 persona

Aktualitet

grabitja-union-bankProkuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 8 persona, te akuzuar ne lidhje me grabitjen e 2.5 milione eurove ne degen e Union Bank prane stacionit te trenit ne Tirane.

Sipas organit te akuzes, 7 nga te akuzuarit, prej të cilëvepunonjës të një kompanie private të ruajtjes fizike dhe njëri drejtor i

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

departamentit të sigurisë së bankës akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Prokuroria ka bere me dije se këta persona akuzohen se, duke qenë në detyrë, nuk kanë reaguar gjatë një grabitjeje me armë që iu bë një furgoni me paratë e një banke tënivelit të dytë, i cili ishte nën përgjegjësinë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zogu i Parë në Tiranë, në dt. 13.02.2015. Ndërkohë që po vijojnë hetimet për autorët e grabitjes, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar veprimet proceduriale për pjesëtarët e ruajtjes fizike të parave, citon lajmifundit.al.

Në përfundim të hetimet, Prokuroria e Tiranë dërgon për gjykim shtetasit:

1. Qirjako Tace

2. Robert Felah

3. Isuf Gjici

4. Artan Dervishi

5. Tomorr Hidri

6. Dritan Duka

7. Ilir Syla

8. Sajmir Nikoçi

ME TE LEXUARAT