Prokuroria: Ish-kryebashkiaku i Përmetit nën akuzë

Aktualitet

gilberto-jaceIsh-kryetari i bashkisë së Permetit Gilberto Jaçe dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, në lidhje me një ndërtim në anë të lumit Vjosë.

Sipas prokurorisë, Gilberto Jaçe akuzohet se i ka dhënë një leje shfrytëzimi një biznesi për të ndërtuar kioska me dru për turizëm, anës lumit Vjosë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria mbylli hetimet në fund të dhjetorit dhe e ka çuar dosjen e Jaçes në gjykatë. Por ish kryebashkiaku thotë se nuk i është komunikuar asnjë akuzë për shpërdorim detyre.

Jaçe tregon se është marrë në pyetje në janar nga prokuroria, më pas është lënë i lirë.

ME TE LEXUARAT