Zjarr i fuqishëm në Krujë, rrezikohen disa banesa

Aktualitet

zjarr-ne-pyll_0Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë malin e qytetit të Krujës. Zjarri ka 3 vatra të fuqishme, të cilat sipas punonjësve të shërbimit pyjor të Krujës mund të rrezikojnë dhe qytetin. Sipas punonjësve të shërbimit pyjor nga zjarri rrezikohen disa banesa, të cilat janë në dalje të qytetit.

Më të rëndë situatën e ka bërë pamundësia për të hyrë mjetet e zjarrfikëses.Pranë vendit të ngjarjes janë forca zjarrfikëse, forca policie, punonjës të shërbimit pyjor dhe qytetarë të thjeshtë të Krujës, që kanë shkuar të japin ndihmën e tyre për fikjen e zjarrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga zjarri është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre.

Për fikjen e zjarrit po punohet me mjete rrethanore, në mënyrë që të largohet rreziku për banesat që janë aty pranë.

ME TE LEXUARAT