Kuvendi zgjedh sot nënkryetarin e ri nga PDIU, Shpëtim Idrizi

Politikë

kuvendKuvendi në seancën e sotme plenare, mes të tjerash, pritet të votojë një propozim të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), për zgjedhjen e Shpëtim Idrizit, kryetar i kësaj force politike, në postin e zëvendëskryetarit të Kuvendit.

Gjithashtu, rendi i ditës parashikon dhe shqyrtimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për standardizimin”, si dhe dekretin e Presidentit për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.

Në fund të seancës pritet të miratohet dhe kalendari 3 javor (22 maj-12 qershor 2015) i punimeve të Kuvendit.

ME TE LEXUARAT