Shkatërrohet baza e prostitucionit në Elbasan, arrestohen dy gra

Aktualitet

Policia-ne-Elbasan-466x350Shkatërrohet një bazë prostitucioni në qytetin e Elbasanit, ku rekrutoheshin dhe shfrytëzoheshin femra për qëllime përfitimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sektori i Narkotikëve dhe Trafiqeve ka finalizuar operacionin e koduar “Shtegëtimi ”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Engjellushe Emini, 51 vjeçe dhe Luljeta Dervishi, 42 vjece, të cilat akuzohen për veprën penale të prostitucionit dhe proçedimin në gjendje të lirëtë shtetases me inicialet V.M, 33 vjeçe.

Sipas policisë 51-vjeçarja Engjellushe Emini, banuese në lagjen nr.1 kishte marrë me qera një lokali në Elbasan në të cilin rekrutonte femra te cilat ishin në nevojë dhe i shfytezonte në lokalin e saj, për të ushtruar prostuticion me qellim perfitimi.  Ajo akuzohet edhe për veprën penale ‘Mbajtja e lokaleve për ushtrim prostuticioni dhe shfrytezim prostuticioni”

Ndërsa shtetasja me inicialet V.M, 33 vjece, banuese në Elbasan, e cila akuzohet për vepren penale të ‘Prostuticioni” është duke u proçeduar në gjendje të lirë.  Luljeta Dervishi dhe V.M u kapën në flagrancë nga policia në lokalin e shtetases Engjellushe Emini, ku ushtronin prostuticion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15.000 lekë dhe 5 aparate telefona celularë, ndërkohë që po punohet për dokumentimin e plotë të këtyre veprave penale.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila do të shqyrtojë për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Prostuticion, shfrytezim prostuticioni dhe mbajtja e lokaleve për ushtrim prostuticioni”.

 

ME TE LEXUARAT