Alpinistët nga i gjithë ballkani ‘’pushtojnë’’ malin Kilimanxharo

Soft

kilimanxharoNjë ekspeditë prej 9 alpinistësh të Maqedonisë, 5 alpinistëve të Shqipërisë dhe nga një alpinist serb e austriak, e kanë ‘‘pushtuar’’ majën më të lartë të Afrikës, Uhuru (5895m).

Të organizuar nën ombrellë e Unionit Ballkanik të Alpinistëve (UBA), alpinistët ia kanë mësy maleve Kilimanjaro në Tanzani, ku edhe ndodhet maja Uhuru, të cilën arritën ta ‘’pushtojnë’’ më 20 janar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjitja në male ka zgjatur 5 ditë, ndërkaq kushtet natyrore nuk kanë qenë edhe aq të favorshme, duke patur shira të rrëkeshme disa orëshe, kurse ngjitja mbi 5000m është bërë në kushte natyrore dimërore

ME TE LEXUARAT