Këto janë shenjat që tregojnë se ju jeni pak lezbike

Soft

lezLezbizmi ose homoseksualizmi femëror nuk është diçka plotësisht e përcaktueshme, por ka disa shenja që tregojnë se nuk jemi plotësisht heteroseksuale.

Studimet e fundit kanë treguar se çdo femër është në një masë lezbike (homoseksuale), por kërkimet po përpiqen të vërtetojnë prej kohësh se çdokush mund të ketë homoseksualitet në një nivel të caktuar.

Ja disa shenja që mund të tregojnë se kemi një prirje lezbike:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

U emocionuat tejmase kur morët vesh se ‘Blue is the Warmest Colour’ do të jepej në kinematë shqiptare. Dhe u thatë të gjithë miqve se duhet të shkonit t’a shihnit sepse “ky film ka fituar festivalin e Kanës”. Por brenda e keni ndier atë tërheqje të brendshme për të parë Lea Seydox teksa puthet me Adele Exarchopoulous.

E thoni vazhdimisht se shoqja/shoku juaj i/e ngushtë apo artisti juaj i preferuar do të ishin e dashura/i dashuri juaj ideal. ‘Natyrisht, po të isha lezbike’. Pas kësaj ndodh që i hyn një bisede krejtësisht lezbike, duke i bërë komplimenta për flokët, gjoksin, dhe i thoni se ‘Andi nuk të meriton, sepse po të isha unë në vend të tij, do të trajtoja si princeshë’.

Ju tërheq mendimi i të parit pornografi homoseksualësh. Ose nëse shikoni pornografi hetero dhe nuk ju eksiton më, do të thotë se ndoshta, keni nevojë të zgjeroni larmishmërinë e pornografisë që shikoni.

Kur dikush ju pyet cila është pjesa më seksi e trupit të një mashkulli, ju vjen ndërmend një pjesë tërësisht joseksuale mashkullore, si kockat e legenit, apo ‘një qafë e bukur’.

Del vazhdimisht me meshkuj, por në fund ndihesh gjithmonë se mund të jeni më mirë si shokë sesa të dashur. Ka shumë femra të cilat, sado t’u pëlqejë një mashkull dhe sado i pashëm të jetë ai, nuk e kuptojnë se përse nuk ndihen të tërhequra.

Kur masturboni, keni në mendje seksin me një femër. Madje edhe ju shqetëson kur mendoni se, një natë më parë keni masturbuar duke menduar për Kendall Jenner, dhe ashtu keni kaluar më shpejt në orgazëm.

Jeni kthyer në një nga ato vajzat që thonë gjëra si: “Çfarë ka të të pëlqejnë femrat? Të gjitha femrave u pëlqejnë femrat e bukura, femra është krijuar për të qenë e bukur!”? Përveçse kjo është e vërtetë, ajo që tregon se ju mund të mos keni një tërheqje thjesht pamore ndaj një femre, është fakti që përpiqeni t’ua mbushni mendjen të tjerëve për këtë.

Kur kryeni marrëdhënie me një mashkull, ndieni se nuk i përmbushni pritshmëritë tuaja. Natyrisht që ka meshkuj të cilët ndoshta nuk ju kënaqin, por nëse kjo ju ndodh me të gjithë, atëherë do të thotë se ka të bëjë me ju.

Sa herë që takoni një homoseksual, keni dëshirë t’i bëni shumë pyetje. Në prani të dikujt të vetëdeklaruar, jeni shumë kureshtarë të dini se si e kuptoi që ishte i tillë, si ua tha të tjerëve, a janë ndier shumë konfuzë lidhur me seksualitetin e tyre dhe nëse ndiheni të lirshëm vërtet, mund edhe t’i pyesni a mendojnë se ju jeni homoseksualë apo jo.

Ndieni nevojën të justifikoni afërsinë që keni me shoqen tuaj të ngushtë. Nëse shumicën e kohës e kaloni duke u shpjeguar të tjerëve se ajo që keni, është thjesht një miqësi e mirë me njëra-tjetrën. Mbase, është vërtet kështu, por mendojeni mirë.

I adhuroni fotot në të cilat artistet tuaja të preferuara janë të veshura me kostum apo kanë një look mashkullor. Dhe nëse nuk e gjeni veten tek aktoret/këngëtaret që vishen tepër femërore, do të thotë se thjesht nuk janë në stilin tuaj. Indeksonline

ME TE LEXUARAT