Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për AKP-në

Kosovë&Rajon

qeveria-kosoveQeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të shtatë, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin  e Ligjit për Riorganizimin dhe Ndryshimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre.  Qëllimi i këtij projektligji është përmirësimi i afateve kohore për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara nën administrim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, më qëllim të rehabilitimit të këtyre ndërmarrjeve dhe rikthimi i qëndrueshmërisë së tyre si biznese profitabile dhe me përfitime për ekonominë e Republikës së Kosovës.

Projektligji për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Riorganizimin dhe Ndryshimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre, ndryshon nenin 22, që rregullon afatet për përgatitjen dhe implementimin e planit të administratorit për riorganizim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Projektligji parasheh afatin prej 18 (tetëmbëdhjetë) muaj për riorganizimin sipas planit ndërsa të njëjtin Gjykata mund ta zgjas edhe për 18 (tetëmbëdhjetë) muaj, d.m.th. gjithsejtë 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pas një apo më shumë kërkesave të dorëzuara në Gjykatë nga administratori.

ME TE LEXUARAT